Aktualitet

Kërkohej në Itali për 23 vjedhje, shqiptari arrestohet në stacionin e autobusit në Spanjë

Dyshohet se shqiptari ishte pjesë e një bande kriminale, e cila grabiste bizhuteri dhe veshje luksoze.

15 Shtator 2022, 08:51 Nga A.B
Kërkohej në Itali për 23 vjedhje, shqiptari arrestohet në
Momenti i arrestimit

ITALI- Një shqiptar i cili kërkohej nga Italia si autor i 23 grabitjeve është kapur në Spanjë. Sipas policisë, dyshohet se shqiptari ishte pjesë e një bande kriminale, e cila grabiste bizhuteri dhe veshje luksoze.

Shqiptari u ndalua në një stacion autobusi në qytetin katalanas. Vjedhjet për të cilat ai hetohet janë kryer në fund të vitit të kaluar. I burgosuri është në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të vendosë nëse do të autorizojë ekstradimin e tij drejt Italisë.

Burimi: Blitzquotidiano.it

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll