Aktualitet

"Kisha frikë nga pasojat", shqiptari nuk i ndalon postbllokut të policisë në Itali dhe shkakton aksident

Shqiptarin e ndaloi policia lokale e Monte Orfanos, pasi gjatë një prej manovrave të shumta të pamatura, ai plagosi një grua para selisë së policisë lokale. Agjentët, pas një përplasjeje kokë më kokë, megjithatë, kanë humbur gjurmët e të arratisurit. 

15 Shtator 2022, 08:40 Nga d.a.
"Kisha frikë nga pasojat", shqiptari nuk i ndalon postbllokut
Policia italiane

ITALI- Një natë e frikshme në Coccaglio të Italisë, ku një 25-vjeçar shqiptar në timonin e një Porche nuk u ndal në një postbllok, më pas në tentativë për t'u arratisur shkaktoi një aksident dhe tentoi të përplaste efektivët e policisë lokale duke ikur. 

Sipas mediave vendase, shqiptarin e ndaloi policia lokale e Monte Orfanos, pasi gjatë një prej manovrave të shumta të pamatura, ai plagosi një grua para selisë së policisë lokale. Agjentët, pas një përplasjeje kokë më kokë, megjithatë, kanë humbur gjurmët e të arratisurit. 

Drejtuesi i mjetit, në gjendje të dukshme nervozizmi, u identifikua falë kamerave dhe kur u ndalua i tha Komandës se “kishte frikë nga pasojat e mundshme ndaj tij”. Gjatë kontrollit të ushtruar 25-vjeçarit ju gjet dhe një thikë në makinë, ai u dërgua në komisariat ndërkohë që ndaj tij kanë nisur hetimet.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll