Politike

ME VD- Gafa e Elva Margaritit në Durrës: S'jetojmë dot me rrënojat 3 mijë vjeçare, më mirë t'i mbulojmë

Duke deklaruar se në pamundësi për t`u kujdesur për pasuritë arkeologjike, ministrja Margariti tha se më mirë është rigroposja e tyre, duke justifikuar rastin e zbulimit të lagjes romake pranë Portit, e cila u betonizua për të ndërtuar velieren që u ka kushtuar shqiptarëve plotë 10 milionë euro.

14 Shtator 2022, 18:34 Nga k.m.
ME VD- Gafa e Elva Margaritit në Durrës: S'jetojmë dot me
Elva Margariti

TIRANË- Gafa më e madhe që një ministër kulture mund të ketë bërë ndonjëherë në historinë e qeverive, nuk bie fare në sy para asaj që ka bërë me dije Elva Margariti dje në Durrës. Ministria e Kulturës nisi dëgjesat publike për hartimin e planit të menaxhimit të dy zonave arkeologjike në Durrës, ku ashtu si në rastin e Butrintit, pas koncensionit qëndron Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

E papërgatitur dhe e zënë ngushtë nga pyetjet e gazetarëve, Margariti foli për lagjen e re të zbuluar pranë portit, e cila është zënë dhe po shkatërrohet nga e ashtuquajtura Veliera. Duke deklaruar se në pamundësi për t`u kujdesur për pasuritë arkeologjike, ministrja Margariti tha se më mirë është rigroposja e tyre, duke justifikuar rastin e zbulimit të lagjes romake pranë Portit, e cila u betonizua për të ndërtuar velieren që u ka kushtuar shqiptarëve plotë 10 milionë euro.

"Ruajtja më e mirë e disa monumenteve është mbulosja e tyre. Të gjithë jemi dakord se nuk do të donim të jetonim në qytetin e para 3 mijë viteve sepse ne vete jemi civiluar dhe duam të tjera konforte. Ne vetë po jetojmë të jetojmë një qytet me pallate, nuk e di pse duam që fëmijët tanë të jetojnë nën rrënoja,"-tha në fjalën e saj ministrja.


Por ndryshe nga rasti i Butrintit, në Durrës për t- hapur rrugë këtij projekti pritet të shemben disa banesa, gjë të cilën e justifikoi me dëmtimet nga tërmeti. Por ministrja u nxor zbuluar nga qytetari, i cili tregoi se shembja e banesave nuk ka lidhje me tërmetin. E zënë ngushtë ministrja Margariti u detyrua të përgënjeshtrojë veten.

"Ky plan do të bëhej gjithsesi edhe po të mos kishim pasur tërmetin, e kemi detyrim ligjor,"-shtoi ajo.

Pamjet e takimit të djeshëm të Margaritit i ka siguruar "Syri", ndërsa ministrja është mjaftuar vetëm me shpërndarjen e disa fotove, pasditën e sotme. Shumë kohë pas mbarimit të takimit, ndoshta me dëshirën e madhe për të zhdukur nga historia atë që tha. Në vend që të mbështesë arkeologët dhe zbulimet e tyre që në fakt përforcojnë identitetin kombëtar, Margariti kërkon që t'i mbulojnë. Këtë gjë me logjikën e saj duhet ta kishin bërë edhe italianët me koloseun, apo dhe egjiptianët me piramidat dhe varret e faranoëve. 

Ministrja e Kulturës duket se nuk ia ka idenë detyrës që ka, por as kryeministri Edi Rama, si një person që dikur ka mbajtur postin e saj, nuk e paska orientuar. Të paktën në të folurën publike.  

gara e elva margaritit elva margariti

Sondazh

Poll