Aktualitet

U gjet i vdekur në kanal, lihen në burg të arrestuarit për vrasjen e Florian Selimit: S’e kemi bërë ne

15 Gusht 2019, 10:42 Nga DOSJA
U gjet i vdekur në kanal, lihen në burg të arrestuarit për

FIER– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka lënë në burg dy të rinjtë të cilët akuzohen për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi.

Kiri Merica 20-vjeç dhe Sadri Selaci 26-vjeç, të dy banues në Fier kanë dalë sot para trupës gjykuese ku janë njohur me masën. Dosja.al mëson se të rinjtë i kanë mohuar akuzat dhe janë shprehur se nuk janë ata personat që e kanë vrarë me thikë Selimin, që u gjet i hedhur në kanal.

Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Ergys Selmani, masë e cila është kërkuar edhe nga Prokurori i çështjes Hysen Ajsllari.

Florian Selimi u vra rreth orës 23:00, të dielën më datë 11 gusht. Mëngjesin e 12 gushtit 23-vjeçari u gjet i pajetë i hedhur në kanal në fshatin Hamil, në vendin e quajtur “kthesa e Hamilit”.

23-vjeçari në vitin ishte arrestuar pasi kishte vjedhur dhe djegur një automjet në lagjen ’15 Tetori’ dhe kjo është një nga pistat ku po hetohet në lidhje me vrasjen e tij. Ndërkohë që të afërmit e Selimit kanë pretenduar se i ndjeri keqtrajtohëj nga një efektiv policie, dhe për këtë arsye ja ka djegur makinën këtij të fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet florian selimi kiri merica sadri selaci vritet florian selimi florian selimi kiri merica sadri selaci vritet florian selimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2019, 09:34

Gazeta italiane “Corriere Della Sera”, i ka kushtuar sërish një shkrim krimit shqiptar dhe kanabisit. Gazeta e nis shkrimin me operacionin e disa ditëve më parë...