Aktualitet

U ekstradua nga Italia/ Ky është ‘sigurimsi’ i Rinasit që trafikonte klandestinë për 25 mijë $, pjesë e grupit me 39

15 Gusht 2019, 10:24 Nga DOSJA
U ekstradua nga Italia/ Ky është ‘sigurimsi’ i Rinasit

TIRANËDosja.al ka mësuar se personi që është ekstraduar ditën e sotme nga Milano është Emiljan Sinjari.

27-vjeçari akuzohet se 2016-2017, ai në bashkëpunim me persona te tjerë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptare drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.

Dosja.al mëson gjithashtu se Sinjari është pjesë e grupit kriminal prej 39 personash të cilët u zbulua pas një hetimi dy vjeçar të Prokurorisë për Krime të Rënda.

Pas hetimeve të përfunduara rezultoi se secili prej anëtarëve të bandës kishte një rol të caktuar.

Aktiviteti kriminal ishte i shtrirë në disa vende nga Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Sllovenia, Italia, Spanja,Portugalia, Franca, Irlanda deri në vendet e Amerikës Latine.

Pasi siguroheshin personat e interesuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, anëtarë të grupit kontaktonin me njëri-tjetrin për të bërë të mundur krijimin e dokumenteve të falsifikuara, shoqërimin dhe transportin e personave që do të trafikoheshin.

Këta persona, kur kërkonin të trafikoheshin në Mbretërinë e Bashkuar, përdornin si vende transit vendet e BE-së, ndërsa në rast se do kalonin në mënyrë të paligjshme në Kanada dhe SHBA, përdoreshin si vende transit Meksika, Panamaja dhe Republikë Dominikane.

I arrestuari i sotëm rolin kyç e kishte në aeroportin e Rinasit, pasi ka qenë punonjës i kompanisë së sigurisë në aeroport.

Në lidhje me këtë dosje në Gjykatën e Krimeve të Rënda me 95 fashikuj dhe 450 CD me përgjime dhe prova të tjera.

Ky opreacion solli shkatërrimin e 7 grupeve kriminale që vepronin Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada. Pjesë e operacionit ishin  autoritet amerikane dhe ato kanadeze.

Anëtarët e bandës së trafikut të emigrantëve

Sajmir Hysenbelliu, Enxhi Koci, Nike Bushi, Adriatik Çekaj, Alfred Kalaj, Mhill Zefi,  Mensur Selami, Bedri Bendaj, Ilir Feçi, Ardian Gurakuqi, Kolë Vushaj, Zaim Hysenbelliu, Nosh Volaj, Prel Gjelaj, Jorgo Shaho, Ardian Corri, Kristjan Zallinaj, Sokol Duli, Euglen Dushku, Leonora Dushku, Roza Frroku, Erenik Avdyli, Blerim Brahimi, Oltjan  Serani, Kreshnik Muja, Fatos Muja, Luan Qyrku, Genci Osmanaj, Arben Kajaçi, Luigj Shtinja, Tanush Prenga, Përparim Kule, Esat Cakoni, Skënder Koci (Keni), Shkëlqim Koci (Jimmy), Borislav Ivanov Krumov, Marin Dimitrov Vasilev, Eno Muçollari, Liri Muçollari, Fuat Zaimi, Nikolin Priska, Haki Tarja, Bashkim Sorra, Ylber Rama, Artur Karaj, Emiljan Sinjari, Ilija Mitrevski, Betim Veliu, Artim Dauti, Zaim Dauti dhe Genc Dibra.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emiljan sinjari grupi i trafikut te emigranteve trafik klandestinesh per 25 mije dollare emiljan sinjari grupi i trafikut te emigranteve trafik klandestinesh per 25 mije dollare

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Gusht 2019, 09:34

Gazeta italiane “Corriere Della Sera”, i ka kushtuar sërish një shkrim krimit shqiptar dhe kanabisit. Gazeta e nis shkrimin me operacionin e disa ditëve më parë...