Aktualitet

Sulmet kibernetike, media iraniane nxjerr foton e një tjetër hackeri! Kush fshihet pas drejtimit të grupit të Gardës Revolucionare

Salarvand është kreu i ‘Grupit të Inteligjencës 13’, i cili me sa duket është një nëngrup brenda njësisë Shahid Kaveh, i kryesuar nga një komandant i luftës kibernetike të IRGC, Hamidreza Lashkarian (Lashgarian)

14 Shtator 2022, 18:23 Nga e.k
Sulmet kibernetike, media iraniane nxjerr foton e një tjetër hackeri!
Reza Salarvand

IRAN- Iran International ka publikuar foton e një tjetër hackeri që thuhet se është pjesë e sulmeve kibernetike të ndërmarra në disa vende të botës, përfshi këtu edhe vendin tonë.

Në foton e publikur është Reza Salarvand, i cili thuhet se drejton grupin e hakerave të Gardës Revolucionale.

Salarvand është kreu i ‘Grupit të Inteligjencës 13’, i cili me sa duket është një nëngrup brenda njësisë Shahid Kaveh, i kryesuar nga një komandant i luftës kibernetike të IRGC, Hamidreza Lashkarian (Lashgarian)
Ekipi i Salarvand ishte përgjegjës për përgatitjen e një baze të dhënash të objektivave për sulmet kibernetike, duke përfshirë anijet e ngarkesave, stacionet e benzinës dhe qendrat e kontrollit detar në SHBA dhe gjetkë.

30-vjeçari ka një diplomë bachelor në inxhinierinë e Teknologjisë së Informacionit nga Dega Jugore e Universitetit Azad të Teheranit me një notë më të ulët se mesatarja prej 13, sipas certifikatës së tij BS.
Të hënën, Iran International publikoi foto të hakerave iranianë që janë përgjegjës në sulmet kibernetike globale, të cilët janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës qeveritare në Teheran.

Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj, ndërsa forcat e saj të sigurisë hynë në kompleksin e ambasadës duke kërkuar prova.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj ministrisë së Inteligjencës së Iranit dhe ministrit të saj, me NATO-n që shprehu gjithashtu mbështetje për shtetin e saj anëtar Shqipërinë.

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi. Më herët vendi ynë shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas vërtetimit të akuzave se ishte pikërisht Irani ai që fshihej pas sulmeve kibernetike më datë 17 korrik që nxorrën jashtë funksionit faqen e shërbimeve qeveritare e-Albania duke rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare për shkak të të dhënave të qytetarëve që mund të ekspozoheshin.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll