Aktualitet

Sulmet kibernetike/ Irani "pendohet": I ofrojmë ndihmë Shqipërisë! Gati një grup ekspertësh

Në reagimin e Qendrës Iraniane për Hapësirën Kibernetike, një institucion i kontrolluar nga shteti iranian dhe që ka në përbërje të tij zyrtarë të qeverisë iraniane, Shqipëria thuhet është një shtet që strehon “terroristët”, duke iu referuar muxhahedinëve, të cilët “kanë shkaktuar dëme të shumta ndaj Iranit”.

14 Shtator 2022, 18:14 Nga e.k
Sulmet kibernetike/ Irani "pendohet": I ofrojmë ndihmë
Foto ilustruese

TIRANË- Mund të duket ironike por ja që është e vërtëtë. Irani i ka ofruar ndihmë Shqipërisë për të hetuar dy sulme kibernetike të paktën kështu shkruan në një artikull të saj një gazetë iraniane. Sipas saj Qendra Kombëtare Iraniane e Hapësirës Kibernetike thotë se është e gatshme të dërgojë në Tiranë një ekip specialistësh që do të hetojnë sulmet në fjalë.

“Pretendimi i Shqipërisë për të akuzuar Iranin për kryerjen e sulmeve kibernetike është një gënjeshtër e pastër, pasi vetë Republika Islamike e Iranit është ndër viktimat e sulmeve të tilla, të cilat janë kryer kundër rrjetit të saj të shpërndarjes së karburanteve, terminalit të porteve, sistemit të metrosë dhe objekteve bërthamore”, thuhet në deklaratë.

Në reagimin e Qendrës Iraniane për Hapësirën Kibernetike, një institucion i kontrolluar nga shteti iranian dhe që ka në përbërje të tij zyrtarë të qeverisë iraniane, Shqipëria thuhet është një shtet që strehon “terroristët”, duke iu referuar muxhahedinëve, të cilët “kanë shkaktuar dëme të shumta ndaj Iranit”.

Më tej në reagim hidhet ideja se pas sulmit kibernetik qëndron një komplot i madh nga Perëndimi për të akuzuar Iranin.

“Ka dokumente dhe prova të mjaftueshme që një skenar ndërkombëtar, i motivuar politikisht, i udhëhequr nga vende që janë vetë pionierë të sulmeve kibernetike, është nisur në një shkallë shumë të gjerë për të akuzuar vendin tonë për sulme të tilla”, thuhet në deklaratë ndonëse nuk paraqitet ndonjë nga provat e pretenduara.

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi. Më herët vendi ynë shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas vërtetimit të akuzave se ishte pikërisht Irani ai që fshihej pas sulmeve kibernetike më datë 17 korrik që nxorrën jashtë funksionit faqen e shërbimeve qeveritare e-Albania duke rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare për shkak të të dhënave të qytetarëve që mund të ekspozoheshin.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll