Politike

PD mbledh Grupin Parlamentar! Bardeli i bashkohet Berishës, mungon Mziu, Alizoti dhe Këlliçi

Ajo që ra në sy ishte mungesa e dy deputetëve Tomor Alizoti dhe Xhelal Mziu të cilët në mbledhjen e kaluar të Kryesisë më 1 shtator iu bashkuan grupit të Berishës. Gjithashtu dhe deputeti Belind Këlliçi nuk u pa të ishte pjesë e mbledhjes.

14 Shtator 2022, 14:10 Nga e.k
PD mbledh Grupin Parlamentar! Bardeli i bashkohet Berishës, mungon Mziu,
Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thërritur sot mbledhjen e Grupit Parlamentar ku në fokus të mbledhjes ka qenë reforma territoriale.

Krah Berishës ishte ulur deputeti Luçiano Boçi, i cili tha se do të paraqitet raporti për reformën teritoriale, i përpunuar nga grupi i punës, të ngritur pranë Partisë Demokratike.

Në mbledhje merrnin pjesë 12 deputetë përkatësisht Agron Shehaj, Luan Baçi, Bujar Leskaj, Oerd Bylykbashi, Greta Bardeli, Ina Zhupa, Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Elda Hoti, Isuf Çelaj. Kujtojmë se deputetja e Shkodrës Greta Bardeli merr pjesë për herë të parë në mbledhje të Grupi Parlamentar të PD qëkur në krye të selisë u blu u zgjodh Sali Berisha.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e dy deputetëve Tomor Alizoti dhe Xhelal Mziu të cilët në mbledhjen e kaluar të Kryesisë më 1 shtator iu bashkuan grupit të Berishës. Gjithashtu dhe deputeti Belind Këlliçi nuk u pa të ishte pjesë e mbledhjes.

partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll