Politike

Instalacioni 3.7 mln euro te kryeministria, Ibrahimaj: Ishte projekt i parashikuar

Ibrahimaj u shpreh se projekti ishte i parashikuar dhe është futur në zbatim mirëpo shtoi se ka edhe projekte të tjera që do bëhen publike.

14 Shtator 2022, 12:53 Nga A.B
Instalacioni 3.7 mln euro te kryeministria, Ibrahimaj: Ishte projekt i
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj u pyet ditën e sotme për instalacionin me vlerë 3.7 milionë euro që do të vendoset në oborrin e kryeministrisë. Për gazetarët, Ibrahimaj u shpreh se projekti ishte i parashikuar dhe është futur në zbatim mirëpo shtoi se ka edhe projekte të tjera. Ndaj, ajo kërkoi nga mediat që të mos bënin veçime. 

Pyetja: Si është e mundur që qeveria lejon që të tenderohet një fond i madh në këtë godinë për një instalacion. Si po përdoren paratë publike në funksion të qeverisë? 

'Në javën që kaloi prezantuam paketën e rezistencës. është një paketë e konsiderueshme, janë fonde që përbëjnë rreth 65% të buxhetit të qeveria ka pasur mesatarisht, bëhet fjalë për një fond i cili është vënë në dispozion të qytetarëve për të përballuar krizën, në mënyrë që të mos preken. Ne kemi bërë transparent shkurtimin e shpenzimeve. Ky është një projekt i cili ka qënë i parashikuar, futet në zbatim dhe në paketën e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, ka dhe projekte të tjera që iniciohen këtë vit. është e rëndësishme që t'i gjendemi pranë qytetarëve. Nuk duhen konsideruar çështje në veçanti.'- u shpreh Ibrahimaj. 

Ky projekt bën fjalë për hapjen e tenderit për ndërtimin e një instalacion druri në Oborrin e Kryeministrisë i cili do të kushtojë 3.7 milion euro.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll