Politike

Konfiskimi i kateve pa leje, Peleshi: Qeveria nuk e ka hequr këmbën nga gazi për t'i hyrë këtij kapitulli

Ministri deklaroi se se nuk do të ketë asnjë kompromis nëse banesat pa leje janë ndërtuar në periferi apo në qendër të Tiranës. 

14 Shtator 2022, 12:47 Nga A.B
Konfiskimi i kateve pa leje, Peleshi: Qeveria nuk e ka hequr këmbën
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se: Qeveria nuk e ka hequr këmbën nga gazi për të hyrë në një kapitull të ri', për sa i përket çështjes së territorit. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Peleshi u shpreh se qeveria është kritikuar shumë në kohën kur nisi prishjet e ndërtimeve pa leje mirëpo shtoi se asgjë nuk do t'i ndalojë që aksionin ta vijojnë. Po ashtu, ai zbuloi se nuk do të ketë asnjë kompromis edhe nëse banesat pa leje janë ndërtuar në periferi apo në qendër të Tiranës. 

'Nuk besoj se është një pyetje që mund të më bëhet mua, por si përfaqësues i qeverisë mund t'ju them se Qeveria nuk e ka hequr këmbën nga gazi për të hyrë në një kapitull të ri të territorit. Ju e mbani mend mirë sesa mijëra ndërtime pa leje janë prishur sapo ne kemi filluar punën, shumë të kritikuar kemi qënë në atë kohë, ne ndahemi në qasje me opozitën e cila kur ishte në pushtet nuk përdori forcën e ligjin por i inkurajon. Ju siguroj që e njëjta temperaturë diskutimi është ende dhe sot, nuk ka kompromis as në qendër të Tiranës.'- tha Peleshi duke vijuar: Qeveria do të jetë siç ka qënë dhe në 8 vitet e papajtueshme me veprimtaritë e paligjshme në fushën e territorit. Jemi kritikuar se nuk jemi treguar tolerant.'

Lufta ndaj ndërtimeve pa leje për qëllim përfitimi u shpall nga kryeministri Edi Rama, i cili e shpalosi para drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, si një nga prioritetet e detyrës së tij. Kreu i qeverisë fajësoi shefat e komisariateve për ngritjen e ndërtesave pa leje në mes të Tiranës, të cilët janë bërë të gjithë nën hetim. Ditën e djeshme u publikua edhe VKM për këtë vendim. 

VKM-ja e publikuar në Fletoren Zyrtare thekson se brenda 6 muajve do të ngrihet regjistri i pronave të konfiskuara. Gjoba për ndërtimet pa leje do të jetë sa vlera e punimeve të kryera, por jo më pak se 500 mijë lekë. Fondet e mbledhura depozitohen në thesar dhe do të përdoren për të strehuar qytetarë e familje që shpronësohen për llogari të projekteve. Shpenzimet noteriale mbulohen nga subjekti zhvillues.

niko peleshi konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll