Politike

Sulmet kibernetike, Peleshi: Sistemet ushtarake nuk u prekën, po zbatojmë projektin 24 milionë dollarë

Peleshi nënvizoi se vendi ynë nuk preket nga sulmet kibernetike pasi është vend anëtar i NATO-s. Ndër të tjera ministri shtoi se Shqipëria është e mbrojtur pasi ka përkrah aleatët e saj SHBA-në, NATO dhe BE-në. 

14 Shtator 2022, 12:39 Nga A.B
Sulmet kibernetike, Peleshi: Sistemet ushtarake nuk u prekën, po
Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se Shqipëria ka nisur një projekt me SHBA-në për sulmet kibernetike. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Peleshi u shpreh se projekti do të kushtojë 24 milionë dollarë dhe do synojë mbrojtjen dhe specializimin e personave që kanë dëshirë ndaj sulmeve kibernetike.  

Po ashtu, Peleshi nënvizoi se vendi ynë nuk preket nga sulmet kibernetike pasi është vend anëtar i NATO-s. Ndër të tjera ministri shtoi se Shqipëria është e mbrojtur pasi ka përkrah aleatët e saj SHBA-në, NATO dhe BE-në. 

Peleshi zbuloi se sistemet ushtarake nuk u prekën nga sulmet kibernetike pasi sistemi i tyre është autonom. 

'Projektvendimi ka lidhje me përmirësimin e trajtimit financiar të përfaqësuesve ushtarakë apo civilë në përfaqësi të jashtme, bëhet fjalë për një komunitete jo shumë të madh, janë rreth 85 përfitues. Ky është një vendim që tregon se qeveria shqiptare do vazhdojë të investojë  për të rritur reputacionin e FA të Shqipërisë.Para dy muajsh ka filluar rritja 30% e pagave për të gjithë ushtarakët. Është një nga trajtimet më dinjitoze krahasuar me vendet e rajonit. Kjo sot është bërë edhe më e rëndësishme për shkak të situatës së sigurisë që ka ndryshuar pas agresionit rus. Duhet të investojmë më shumë për të përmirësuar sigurinë edhe atë kibernetike. Ne jemi të sulmuar dhe le të themi, jemi duke u përballur me sulme serioze.

Për herë të parë po e ndaj me publikun faktin që sistemet tona kibernetike ushtarake as herën e parë as tani nuk janë prekur. Janë më se të mbrojtura për shkak se janë të dedikuara dhe të shkëputura nga sistemet e tjera. Sa i përket planeve dhe projekteve që po punojmë për ta ngritur në një nivel më të lartë sigurinë kibernetike jemi në zbatim të një projekti shumë të madh në vlerë 24 mln dollarë të mbështetur nga partnerët që synon ngritjen e qendrës së sigurisë kibernetike dhe aftësimin e stafit.

Nuk jemi në ndonjë skenar të cënimit të sovranitetit, jemi të paprekshëm, asnjë pëllëmbë apo metër katrorë i hapësirës së NATO nuk është i cënueshëm. E keqja është së edhe sulmet  kibernetike nuk bëjnë më pak dëm se ato fizike, kjo do na marrë më shumë energji dhe kohë për të punuar dhe për ta forcuar. Në këtë përpjeke pranë nesh janë SHBA, NATO dhe BE. Jeni me bllok të fortë për të mbyllur murin kibernetik'. tha Peleshi.

niko peleshi

Sondazh

Poll