Aktualitet

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, Italia refuzon ekstradimin e Malavecit

Ekstradimi u refuzua me argumentin se arsyeja e ndalimit të tij, nuk përbën vepër penale në Itali. 

14 Shtator 2022, 11:49 Nga A.B
Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, Italia refuzon
Policia italiane

TIRANË- Italia ka refuzuar ekstradimin e shqiptarit Alban Malavecit. Ekstradimi u refuzua me argumentin se arsyeja e ndalimit të tij, nuk përbën vepër penale në Itali. 

Malaveci akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tender në të njëjtin proces me Thoma Gëllçin.

Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

alban malaveci italia

Sondazh

Poll