Bota

Habit Vuçiç: S’është e vërtetë që Kosova ka qenë e jona gjithmonë, kemi patur konsullatë atje

Serbia e ka në Kushtetutë Kosovën si pjesë të saj, por Vuçiç në debatin e gjatë me parlamentarët serbë ka thënë se nuk është e vërtetë që Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e Serbisë dhe se lufta gjithmonë ka qenë për territor.

14 Shtator 2022, 11:25 Nga d.a.
Habit Vuçiç: S’është e vërtetë që
Vucic

SERBI- Gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë ditçn e djeshme, ku temë diskutimi ishte Kosova, presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç gjatv leximit tv raportit u se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se nuk do të lejojë anëtarësimin e saj në OKB. Vuçiç madje ka theksuar se për këtë do t’iu shkruaj Rusisë e Kinës që ta përdorin veton e tyre.

Serbia e ka në Kushtetutë Kosovën si pjesë të saj, por Vuçiç në debatin e gjatë me parlamentarët serbë ka thënë se nuk është e vërtetë që Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e Serbisë dhe se lufta gjithmonë ka qenë për territor.

“Njerëzit flasin se si Kosova ka qenë gjithmonë e jona. Kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Kanë ndryshuar pushtetet, atje kemi pasur edhe ambasadorë edhe konsuj etj., por kjo ka qenë gjithmonë luftë për territore dhe interesa vitale të dy popujve” ka thënë Vuçiç.

Serbia ka pasur konsullatën e saj në territorin e Kosovës nga viti 1889-1912 gjatë kohës së Perandorisë Osmane kur vendi ka pasur statusin e vilajetit. Konsullata ka qenë e vendosur në Prishtinë.

Seanca e posaçme parlamentare për Kosovën është kërkuar nga grupi parlamentar i SNS-së, si dhe disa parti parlamentare opozitare. Seanca e posaçme për Kosovën ka nisur në orën 10:00 dhe nëse sipas zyrës për shtyp nëse do të jetë e nevojshme do të zgjasë edhe dy ditë.

dialogu kosove-serbi aleksander vucic

Sondazh

Poll