Art&Argëtim

Çifti i ri në Hollywood? Publikohet fotoja e parë e Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid

Aktori hollivudian, i cili së fundmi doli nga lidhja e tij pesëvjeçare me Camila Morone, pak ditë pasi ajo mbushi 25 vjeç, është parë me modelen e njohur. Sipas një raporti të DailyMail, ky është çifti i ri i Hollivudit. 

14 Shtator 2022, 10:59 Nga A.B
Çifti i ri në Hollywood? Publikohet fotoja e parë e Leonardo
Leo dhe Gigi

SHBA- Fotoja e parë e përbashkët e Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid sapo është publikuar dhe konfirmon atë që pretendojnë raportimet e fundit.

Aktori hollivudian, i cili së fundmi doli nga lidhja e tij pesëvjeçare me Camila Morone, pak ditë pasi ajo mbushi 25 vjeç, është parë me modelen e njohur. Sipas një raporti të DailyMail, ky është çifti i ri i Hollivudit. 

Të dy morën pjesë në një festë të shtunën në Nju Jork. Burimet për mediat e huaja thonë se ata po e marrin ngadalë dhe pandërprerë njohjen.

Lidhja e tyre ka qenë në sy të publikut që në momentin e parë dhe për arsyen se modelja e njohur është në moshën 27-vjeçare, gjë që duket se “thye” “modelin e 25-shave” që DiCaprio ndjek me partnerët e tij.

Një raport i kohëve të fundit nga Us Weekly raportoi se një burim i afërt me aktorin fitues të Oskarit tha: "Leo i ka vënë sytë te Gigi, por ajo nuk ka treguar interes". 

leonardo di caprio gigi hadid

Sondazh

Poll