Art&Argëtim

Detaje të reja për vrasjen e reperit të njohur, ishte në restorant me të dashurën

Sipas Policisë një person iu afrua dhe kërkoi që ata të dorëzonin sendet personale. Ata patën një përplasje përpara se reperi të qëllohej disa herë dhe të binte në dysheme. I dyshuari i mori sendet duke u larguar më pas drejt një makine që po e priste jashtë restorantit.

13 Shtator 2022, 16:21 Nga e.k
Detaje të reja për vrasjen e reperit të njohur, ishte në
Reperi amerikan PnB Rock

SHBA- Detaje të reja kanë dalë nbë dritë në lidhje me vrasjen e reperit amerikan PnB Rock i cili u qëllua për vdekje gjatë një grabitje në një restorant në Los Anxhelos.

Sipas Policisë një person iu afrua dhe kërkoi që ata të dorëzonin sendet personale. Ata patën një përplasje përpara se reperi të qëllohej disa herë dhe të binte në dysheme. I dyshuari i mori sendet duke u larguar më pas drejt një makine që po e priste jashtë restorantit.

Mediat amerikane raportojnë se burime nga policia kanë konfirmuar se reperi ishte objektivi i sulmit. Homazhet kanë vërshuar për PnB Rock emri i vërtetë Rakim Hasheem Allen i cili u bë i famshëm me publikimin e hitit të tij të vitit 2016 Selfish. Ai kishte bashkëpunuar me artistë përfshirë Ed Sheeran.

pnb rock

Sondazh

Poll