Art&Argëtim

FOTO/ Çmim marramendës, Kim Kardashian vë në shitje shtëpinë e saj në Kaliforni

Kim Kardashian ka vënë në shitje shtëpinë e saj në Hidden Hill, në Kaliforni. Çmimi i shtëpisë pritet të jetë mbi 5 milionë euro.

14 Shtator 2022, 08:38 Nga s.s
FOTO/ Çmim marramendës, Kim Kardashian vë në shitje
Kim Kardashian

SHBA- Kim Kardashian është një ndër personazhet më të njohura në të gjithë botën, e cila gjithmonë është kryefjala e medivae të ndryshme botërore. Së fundmi, ajo ka vënë në shitje shtëpinë e saj në Hidden Hill, në Kaliforni. Çmimi i shtëpisë pritet të jetë mbi 5.3 milionë dollarë.

Shtëpia e Kardashian ka katër dhoma të gjumit, katër banjo, ndërsa sipërfaqja në tërësi është 3,874 metra katrorë. Jashtë shtëpisë është një pishinë dhe një zonë me “spa”. Këtë shtëpi, Kardashian e bleu në tetor të vitit 2019 për 1.6 milionë dollarë apo 1.5 milionë euro, raporton Daily Mail.

Kim Kardashian dhe bashkëshorti Kanye West i dhanë së fundmi fansave një ide të ambienteve të brendshme të shtëpisë së tyre 60 milionë dollarëshe në Los Angeles, ndërsa Kim në një intervistë mbi dizajnin e shtëpisë së tyre pranoi se nuk e ka përdorur kurrë pishinën masive që besohet se ka kushtuar 50 mijë dollarë.

FOTO/ Çmim marramendës, Kim Kardashian vë në shitje
Shtëpia e Kim Kardashian

Çifti jetoi aty me katër fëmijët e tyre pasi e ka blerë për 20 milionë dollarë në vitin 2013 para se niste rinovimet e gjera nga brenda, që kanë zgjatur thuajse katër vjet. Familja u zhvendos në shtëpi në vitin 2017 dhe fansat vazhdimisht janë habitur me atë që çifti ndan me ta në rrjetet sociale.

Reperi Kyane West, 42 vjeç, insiston se stili i shtëpisë është i tipit “manastir belg futurist” që është frymëzuar nga fëmijët e tyre bija North, 6 vjeçe, djali Saint,4, bija Chicago 2, dhe tetë-muajshi Psalm. Ai tha: “North ka qenë frymëzimi për dizajnin e shtëpisë sonë”.

kim kardashian kanye west shba kaliforni

Sondazh

Poll