Art&Argëtim

FOTO/ Me një foto Khloe Kardashian sqaron nëse është sërish çift me Tristan Thompson

Beyonce dy ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të  41-të dhe mes të ftuarve në festën që organizoi ishin Khloe Kardashian dhe ish-partneri i saj, Tristan Thompson. Çifti dikur u pa duke u afruar shumë gjatë festës, me raportet e para që sugjeronin një ribashkim të mundshëm.

14 Shtator 2022, 08:31 Nga s.s
FOTO/ Me një foto Khloe Kardashian sqaron nëse është
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

SHBA- Beyonce dy ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të  41-të dhe mes të ftuarve në festën që organizoi ishin Khloe Kardashian dhe ish-partneri i saj, Tristan Thompson. Çifti dikur u pa duke u afruar shumë gjatë festës, me raportet e para që sugjeronin një ribashkim të mundshëm, të ndjekur nga fëmija i tyre i dytë, i cili lindi rreth një muaj më parë me anë të një surrogate, raporton protothema.gr.

Duke dashur të japë përgjigjen e saj, Khloe Kardashian, e cila preferon ta mbajë larg syrit të publikut lidhjen me ish-partnerin dhe babanë e fëmijëve të saj, sidomos pas skandaleve me pabesi, ka bërë një postim. Më konkretisht, televizioni i njohur ka dashur të sqarojë nëse është sërish e fejuar apo beqare me një foto dhe një aludim. Kështu pak orë më parë Khloe Kardashian ka postuar një seri fotosh, ku pozon me motrën e saj Kim dhe shoqen e tyre, Lala dhe në mbishkrimin e postimit ka shkruar: “Të gjitha gocat beqare”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)

Në fund të fundit, jo vetëm ajo, por edhe Kim Kardashian  është ndarë së fundmi nga partneri i saj, Pete Davidson. Çifti e ka justifikuar vendimin e tyre, duke përmendur një përditshmëri shumë të “ngarkuar”, e cila nuk i lejon të vazhdojnë.

khloe kardashian tristan thompson

Sondazh

Poll