Art&Argëtim

Leonardo DiCaprio objekt shakaje me të dashurat e tij, Kenan Thompson e thumbon në 'Emmy Awards'

Sigurisht, nuk janë të pakta rastet që Leonardo DiCaprio është bërë objekt komenti apo edhe... shakaje nga kolegët e tij, e kësaj here ndodhi dje gjatë ceremonisë për çmimet Emmy.

13 Shtator 2022, 16:03 Nga k.m.
Leonardo DiCaprio objekt shakaje me të dashurat e tij, Kenan Thompson e
Leonardo DiCaprio

SHBA- Pas ndarjes nga Morone, vetëm disa ditë pas ditëlindjes së saj të 25-të, ylli i Hollivudit Leonardo DiCaprio është bërë sërish objekt debati për shijet e tij tek femrat. Kjo pasi ai nuk ka dalë kurrë me një vajzë mbi 25 vjeç. 

Sigurisht, nuk janë të pakta rastet që Leonardo DiCaprio është bërë objekt komenti apo edhe... shakaje nga kolegët e tij, e kësaj here ndodhi dje gjatë ceremonisë për çmimet Emmy.

Kenan Thompson bëri shaka me aktoren Zendaya duke i thënë: Zendaya mbushi 26 vjeç javën e kaluar. Gëzuar ditëlindjen. 26 është një moshë e çuditshme në Hollywood. Dua të them se je mjaft e re për të luajtur një rol sikur je vajzë gjimnazi (duke iu referuar rolit të saj në Euphoria), por je shumë e vjetër për të dalë me Leonardo DiCaprion.

Si përgjigje të humorit të prezantuesit, Zendaya vendosi kokën në duar me turp.

leonardo dicaprio zendaya

Sondazh

Poll