Art&Argëtim

Futbollisti Benjamin Mendy lirohet nga një akuzë përdhunimi, rëndojnë edhe dy akuza të tjera

Futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy, është shpallur i pafajshëm për një akuzë për përdhunim në rezidencën e tij në Cheshire gjatë gjyqit të tij në Gjykatën Chester Crown.

13 Shtator 2022, 18:57 Nga s.s
Futbollisti Benjamin Mendy lirohet nga një akuzë përdhunimi,
Benjamin Mendy

BRITANI- Futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy, është shpallur i pafajshëm për një akuzë për përdhunim në rezidencën e tij në Cheshire gjatë gjyqit të tij në Gjykatën Chester Crown.

Bëhet fjalë për një ngjarje e cila dyshohej se kishte ndodhur në shtëpinë e tij në Prestbury më 24 korrik 2021, raporton mirror.co.uk.

I bashkëakuzuari Louis Saha Matturie u shpall gjithashtu i pafajshëm për dy akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual ndaj së njëjtës grua. Të dy të akuzuarit thonë se çdo marrëdhënie seksuale që ka ndodhur ka qenë konsensual.

Gjykatësi Stephen Everett urdhëroi jurinë të heqë dorë nga këto akuza për shkak se prokuroria nuk ofroi prova të tjera.

Gjithsesi, Mendy nuk ia hedh dot paq, pasi mbi të rëndojnë edhe shumë akuza të tjera për përdhunim.

benjamin mendy futbollist manchester britani perdhunim akuze sulm seksual

Sondazh

Poll