Sport

Oktavio në formacionin e Portos, trajneri Sérgio Conceição: “Unë nuk jam mjek!”

“Nuk pashë asnjë deklaratë nga departamenti mjekësor i yni, që të thoshte se ai kishte këtë apo atë problem”.

14 Shtator 2022, 07:30 Nga DOSJA

Oktavio në formacionin e Portos, trajneri Sérgio

PORTUGALI - Prania e Otávio në njëmbëdhjetëshen e parë të FC Porto në ndeshjen ndaj Club Brugge (0-4) për Champions League, për ishte befasuese për median luzitane.

Kjo, pasi pas ndeshjes ndaj Atlético Madrid, javën e kaluar, qarkulloi lajmi se futbollisti do të qëndronte një muaj jashtë fushës së futbollit, si pasojë e thyerjes së dy brinjëve. I pyetur nga ‘Eleven’ për gjendjen e lojtarit portugezo-brazilian, trajneri Sérgio Conceição u kufizua të përgjigjet.

“Duhet të pyesni departamentin e mjekësisë, unë nuk jam mjek. Kush e supozoi këtë te FC Porto? Nuk pashë asnjë deklaratë nga departamenti mjekësor i yni, që të thoshte se ai kishte këtë apo atë problem”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll