Sport

VIDEO/ Kaos në Marsejë: Fishekzjarre, përshëndetjet naziste dhe 14 të arrestuar…

Sipas ‘RMC’, bilanci përfundimtar i operacionit policor rezultoi me tre policë të plagosur, një gjerman i dërguar në spital dhe arrestime mes marsejezëve dhe gjermanëve

14 Shtator 2022, 06:39 Nga DOSJA

VIDEO/ Kaos në Marsejë: Fishekzjarre, përshëndetjet naziste

FRANCE - Sfida mes Marsejës dhe Eintracht Frankfurt për Champions League, u karakterizua nga sjellje të këqija në tribuna. Para fillimit, disa tifozë gjermanë u filmuan duke u bërë përshëndetjen naziste mbështetësve francezë.

Gjatë ndeshjes, pas atij që do të ishte goli i dytë i Eintracht Frankfurt (i anuluar Daichi Kamada në të 80’), ishte radha e vendësve të kundërpërgjigjen, duke gjuajtur... fishekzjarre kundër kundërshtarëve. Shikoni videon:


Sipas ‘RMC’, bilanci përfundimtar i operacionit policor rezultoi me tre policë të plagosur, një gjerman i dërguar në spital për shkak se është goditur nga një fishekzjarr dhe 14 arrestime mes marsejezëve dhe gjermanëve, njëri prej të cilëve u dërgua në komisariat, pasi tentoi të kalonte një armë përleshjeje në rrëmujë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll