Sport

Atë që nuk e bën Lewandowski e bën Hernandez, zhbllokohet takimi në supersfidën Bayern-Barcelona

Bayern Munich po luan në shtëpi ndaj Barcelonës në sfidën e raundit të dytë në grupin C, ku të dyja skuadrat udhëheqin me tre pikë.

13 Shtator 2022, 22:09 Nga DOSJA

Atë që nuk e bën Lewandowski e bën Hernandez, zhbllokohet

GJERMANI- Bayern Munich po luan në shtëpi ndaj Barcelonës në sfidën e raundit të dytë në grupin C, ku të dyja skuadrat udhëheqin me tre pikë. Si Bayern ashtu dhe Barcelona e kanë nisur shumë mirë sezonin, por bavarezët së fundmi kanë hasur disa probleme në kampionat, ku prej tre javësh nuk kanë arritur të fitojnë.

Një pjesë e parë pa gola, me Lewandowskin që krijoi një mori rastesh por nuk ia doli të shënonte. Ndërsa në të dytën, Hernandez do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 50'. Mbrojtësi u tregua i saktë në atë goditje me kokë.

E.Ç (Dosja.al)

bayern munich barcelona

Sondazh

Poll