Sport

Champions/ Lewandowski 'humbet busullën', Pedri prek shtyllën, por Bayern Munich merr pikët ndaj Barcelonës

Bayern Munich nuk e diskuton Barcelonën. Ekipi bavarez fiton me shifrat 2-0 dhe kryeson Grupin C me 6 pikë. Një ndeshje me ritëm e emocione ku nuk munguan dhe rastet. Në pjesën e parë do të ishin miqtë nga Barcelona që do të rrezikonin disa herë në portën e Neuer.

13 Shtator 2022, 22:45 Nga DOSJA

Champions/ Lewandowski 'humbet busullën', Pedri prek

GJERMANI- Bayern Munich nuk e diskuton Barcelonën. Ekipi bavarez fiton me shifrat 2-0 dhe kryeson Grupin C me 6 pikë. Një ndeshje me ritëm e emocione ku nuk munguan dhe rastet. Në pjesën e parë do të ishin miqtë nga Barcelona që do të rrezikonin disa herë në portën e Neuer.

Pedri në minutën e 9' nuk do të tregohej i saktë. Por e paimagjinueshmja ndohi me Lewandowskin që në dy minuta nuk ia doli të shënonte dot. Fillimisht në minutën e 18', përballë portierit nuk shënon dot, por edhe në të 20-tën nuk kishte shënjestër.

Në pjesën e dytë, Bayern hyri me një moral më të lartë dhe do të realizonte në minutën e 50' me Hernandez, ndërsa pas 5 minutash Sane do të shënonte të dytin. Barcelona u mundua të reagonte në disa momente por si Neuer ashtu edhe mbrojtja bavareze u tregua në lartësinë e duhur.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona bayern munich

Sondazh

Poll