Bota

Ambasadori rus në Serbi: Nëse Beogradi kërkon ndihmë, ne jemi të gatshëm ta mbështesim në Këshillin e Sigurimit

15 Gusht 2019, 06:36 Nga DOSJA
Ambasadori rus në Serbi: Nëse Beogradi kërkon ndihmë, ne

SERBI- Botsan-Kharchenko ka deklaruar për mediat serbe se nëse Prishtina dhe Beogradi arrijnë një marrëveshje, kërkon të konfirmohet edhe në Këshillin e Sigurimit.

“Rusia para së gjithash ka një qëndrim gjeneral, qasje gjeneralë, që neve na konvenon, gjithçka që i konvenon Serbisë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.Nëse do të ketë zgjidhje, nëse palët merren vesh rreth ndonjë opsioni, atëherë ky opsion do të duhet të përkrahet edhe nga Këshilli i Sigurimit”, -është shprehur Botsan-Kharchenko.

Pyetjes se a ka rusia vija të kuqe, ambasadori rus është shprehur se Rusia e mbështesim Beogradin dhe në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Ndërkohë Botsan-Kharchenko është shtë shprehur kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Duhen veprime te bashkësisë ndërkombëtare… ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë në kuptim të vendosjes së dialogut apo rifillimit të dialogut ekzistues. Nëse Beogradi na kërkon qe t’i ndihmojmë në Këshill të Sigurimit, në raportet tona me BE’në, Uashingtonin, ne jemi të gatshëm. Nëse Serbia apo ndonjë faktor tjetër kërkon që të përfshihemi, ne së pari duam që të sigurohemi të dimë për përmbajtjen. Ne duam të sigurohemi se ky dialog zhvillohet në mënyre strikte, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244”, ka deklaruar ai.

A.C/Dosja.al  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandr botsan-kharchenko ambasadori i rusisë beogradi prishtina serbi aleksandr botsan-kharchenko ambasadori i rusisë beogradi prishtina serbi

Sondazh

Poll