Bota

Parisi nis përgatitjet për të dezinfektuar zonën përreth Notre Dame

15 Gusht 2019, 06:12 Nga DOSJA
Parisi nis përgatitjet për të dezinfektuar zonën

PARIS- Muajin e kaluar për arsye sigurie rindërtimi brenda kryeveprës gotike u pezullua. Punimet pritet të rifillojnë javën tjetër. Por dezifektimi i zonës pritet të zgjasë më shumë se aq.

Për muaj të tërë autoritetet në Paris e kishin mohuar se helmimi nga plumbi përbënte një kërcënim. Në fund të muajit korrik, ata pranuan se duhej të bëhej më shumë, kjo pasi u gjetën nivele të larta plumbi në një rreze prej një kilometër larg katedrales.

Autoritetet kanë garantuar se do të dezifektojnë të gjitha shkollat aty pranë deri përpara fillimit të vitit shkollor që nis në ditët e para të shtatorit.

Objektivi i Presidentit Emmanuel Macron është që brenda pesë viteve të ketë përfunduar rinovimi i strukturën 850-vjeçare, e cila është një nga destinacionet më të njohura turistike në Francë. Përpara zjarrit, ajo vizitohej nga më shumë se 10 milionë turistë në vit.

Marrë nga VOA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dezinfektojnë zonën notre dame paris dezinfektojnë zonën notre dame paris

Sondazh

Poll