Aktualitet

Po gjuanin pa leje shpendë, gjobiten dhe vihen nën hetim 3 persona në Shkodër

Tre personat e identifikuar me inicialet E.M, 37 vjeç, R.M, 29 vjeç dhe S.M, 30 vjeç janë konstatuar nga blutë e Shkodrës duke gjuajtur shpendë, jashtë periudhës së përcaktuar me ligj. 

13 Shtator 2022, 21:27 Nga e.k
Po gjuanin pa leje shpendë, gjobiten dhe vihen nën hetim 3 persona
Armët e sekuestruara nga Policia

SHKODËR- Tre persona janë vënë nën hetim nga Policia e Shkodrës pasi gjuanin shpendë, në mënyrë të paligjshme.

Tre personat e identifikuar me inicialet E.M, 37 vjeç, R.M, 29 vjeç dhe S.M, 30 vjeç janë konstatuar nga blutë e Shkodrës duke gjuajtur shpendë, jashtë periudhës së përcaktuar me ligj. 

Policia bën me dije se këta 3 të rinjtë janë ndëshkuar me masë administrative 50.000 të rinj secili, për shkelje të ligjit "Për gjuetinë".

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në kuadër të kontrolleve në territor, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë evidentuar raste të gjuetisë së paligjshme, në fshatin Pentar, Shkodër. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: R. M., 29 vjeç, banues në fshatin Dajç, E. M., 37 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme dhe S. M., 30 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër. Gjithashtu, këta 3 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 50.000 të rinj secili, për shkelje të ligjit nr.61/2016 “Për shpalljen e Moratoriumit të Gjuetisë në RSH", ligjit nr. 74/2014 "Për Armët" dhe ligjit nr. 10253 date 11.03.2010 "Për gjuetinë". Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i 2 armëve të gjahut që përdornin këta shtetas, për gjueti.” – njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder policia e shkodres

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shtator 2022, 21:15 k.m.

Aksident në Himarë, plagoset 65-vjeçari

Pamje nga aksidenti HIMARË- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në ...