Aktualitet

Një aksident i rëndë në zonën e Astirit/ Po kalonte rrugën, kamioni përplas për vdekje këmbësoren

Mësohet se e reja, e identifikuar me inicialet E.N., ka përfunduar nën rrotat e kamionit teksa kalonte rrugën në lagjen "Teodor Keko".

13 Shtator 2022, 20:13 Nga k.m.
Një aksident i rëndë në zonën e Astirit/ Po kalonte
Pamje nga vendi i aksidentit

TIRANË- Një 35-vjeçare ka ndërruatr jetë mbrëmjen e sotme, pasi është përplasur nga një kamion në zonën e Astirit. Mësohet se e reja, e identifikuar me inicialet E.N., ka përfunduar nën rrotat e kamionit që transportonte bitum teksa kalonte rrugën në lagjen "Teodor Keko". Deri më tani nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Deri më tani mësohet se 35-vjeçarja banonte në zonën e Astirit në një shtëpi me qira, e në momentin që është aksidentuar ka qenë duke bërë disa blerje në market dhe po kthehej në banesën e saj. Plagët që ka marrë kanë rezultuar fatale për të dhe ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht tentativës së banorëve të zonës për t'i dhënë ndihmën e parë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Deri më tani, mësohet se Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili ka shkaktuar aksidentin e rëndë.

aksident ne astir tirane

Sondazh

Poll