Aktualitet

U inagurua pak muaj më parë, parkingu i Kopshtit Zoologjik "nën pushtetin" e ujërave të zeza

Në pamje shihet se ujërat e zeza kanë shpërthyer në parking ku në pak minuta i gjithë parkingu është shndërruar në një liqen ujërash të zeza.

13 Shtator 2022, 20:32 Nga e.k
U inagurua pak muaj më parë, parkingu i Kopshtit Zoologjik
Pamje nga parkingu i Kopshtit Zoologjik

TIRANË- Vetëm pak muaj më parë kryetari i Bshkisë së Tiranës, Erion Veliaj inaguroi Kopshtin Zoologjik në Tiranë ku për rikonstruksionin e tij u harxhuan më shumë se 8 miliardë lekë. Projekti i ri rikonceptonte gjithë hapësirën, më shumë gjelbërim dhe kafshë të reja iu shtuan Kopshtit. 

Në një video të publikuar në faqen "JOQ" shihen pamje nga parkingu i Kopshtit Zoologjik i cili ndodhet "nën sulm" nga uji që vërshon nga të gjitha anët. 

Në pamje shihet se ujërat e zeza kanë shpërthyer në parking ku në pak minuta i gjithë parkingu është shndërruar në një liqen ujërash të zeza.

kopshti zoologjik i tiranes bashkia tirane

Sondazh

Poll