Aktualitet

Aksident në Himarë, plagoset 65-vjeçari

Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi motori të cilin drejtonte ka dalë nga rruga. 

13 Shtator 2022, 21:15 Nga k.m.
Aksident në Himarë, plagoset 65-vjeçari
Pamje nga aksidenti

HIMARË- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Himarë. Mësohet se një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi motori të cilin drejtonte ka dalë nga rruga. I plagosuri, i identifikuar me inicialet S.G., po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:10, në Potam, Himarë, shtetasi S. G., rreth 65 vjeç, duke drejtuar motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Shtetasi S. G, po transportohet në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

himare

Sondazh

Poll