Aktualitet

Debati për filmat e komunizimit/ Gjergj Luca filmon Margarita Xhepën: Teta, duan të na fshijnë memorien!

Fillimisht Luca, e më pas edhe aktorja Xhepa bëjnë thirrje që të mos ndalohen xhirimet e Kinostudios "Shqipëria e Re", megjithatë vendimi do të merret pas shqyrtimit të projektligjit në Kuvend. 

13 Shtator 2022, 21:17 Nga k.m.

Debati për filmat e komunizimit/ Gjergj Luca filmon Margarita Xhepën:

ELBASAN- Biznesmeni Gjergj Luca, njëkohësisht edhe djali i aktorit të njohur Ndrek Luca, ka pritur aktoren e madhe Margarita Xhepa në biznesin e tij në Elbasan, ku kanë ndarë edhe një mesazh. E gjitha pas debatit për ndalimin e filmave shqiptarë me pretendimin se shpërndajnë frymën e komunizmit. Fillimisht Luca, e më pas edhe aktorja Xhepa bëjnë thirrje që të mos ndalohen xhirimet e Kinostudios "Shqipëria e Re", megjithatë vendimi do të merret pas shqyrtimit të projektligjit në Kuvend. 

PJESË NGA BISEDA: 


Gjergj Luca: Përshëndetje miq, sot kam pasur fatin që të më vizitojë një nga legjendat e Teatrit, unë i them teta Margarita. Unë nuk kam ditur gjë, por po më shpjegon si është propozuar një projektligj për të fshirë gjithë memorin e shpirtit të Shqipërisë. A mund të fshihet kjo memorie kombëtare? Ky është turp. Nuk duhet ta lejoni këtë lloj kinezërie.

Margarita Xhepa: Ne kemi një jetë të tërë me Ndrek Lucën, aktor i madh që kam pasur fatin për të luajtur disa role. Kujtimet më të mira, më të paharrueshme.

Gjergj Luca: Unë se pata fatin të ndjek hapat e babait, por Margartia e ka lënë një ikonë tjetër. Djalin e saj

Margarita Xhepa: Po se ia ka kaluar mamës.

Gjergj Luca: Mamës nuk e di, por që të matet me hijën është e vështirë. Të dua fort.

Partia Demokratike përmes një projektligji ende në proces, “Për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, ekspozimin dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar”, synon të ndalojë, çdo mjet komunikimi, qoftë vepra krijuese intelektuale, që do të gjykohet sot, se në atë kohë i ka shërbyer propagandës komuniste. Përfshirë edhe filmat e kohës.

margarita xhepa gjergj luca

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shtator 2022, 21:15 k.m.

Aksident në Himarë, plagoset 65-vjeçari

Pamje nga aksidenti HIMARË- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në ...