Aktualitet

VD- Ishte rikonstruktuar 1 javë më parë! Prag tragjedie në Mamurras, shkëputet ballkoni i katit të pestë, tmerrohen banorët

Bëhet me dije se banoret e këtij pallati të shokuar kanë lënë banesat duke u larguar nga rreziku qe kanosej nga rënia e dy ballkoneve. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka vendosur pëerimetrin e sigurisë.

13 Shtator 2022, 19:46 Nga e.k
VD- Ishte rikonstruktuar 1 javë më parë! Prag tragjedie në
Pamje nga vendi i ngjarjes

MAMURRAS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një pallat në Mamurras. Mësohet se ballkoni i një apartamenti në katin e pestë të pallatit është shkëputur, duke rënë një kat më poshtë.

VD- Ishte rikonstruktuar 1 javë më parë! Prag tragjedie në

Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është fakti se pallati një muaj më parë ishte rikonstruktuar në kuadër të projektit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të tre viteve më parë ku Kurbini ishte një nga zonat e prekura rëndë. Por si çdo fatkeqësi tjetër më e vështira vjen më pas. Kur ka ende familje që janë në qiell të hapur rikontruksioni i pallateve nuk mund të jetë gjë tjetër vetëm një "makiazh" i përciptë që nuk mund të mbulojë kurrë defektet e mëdha.


Por dhe në këtë duket se nuk ja kanë dalë. Kjo mund të ishte një tragjedi që mund të përfundonte me viktima, faji sërish do mbeste jetim apo do i mbetej atij që pasoi i fundit "topin". Në lidhje me ngjarjen ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga blutë e Kurbinit apo nga zyrtarët e Bashkisë të cilët deri tani kanë zgjedhur të heshtin.

Ende nuk dihet se cila kompani kishte marrë përsipër rikonstruksionin e ndërteses por ajo që duhet është një analizë e gjatë dhe një verifikim për cilësinë e punimeve pasi pallati në fjalë nuk është i vetmi që i është nënshtruar rikontruksionit.

Bëhet me dije se banoret e këtij pallati të shokuar kanë lënë banesat duke u larguar nga rreziku qe kanosej nga rënia e dy ballkoneve. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka vendosur pëerimetrin e sigurisë.

Ndërkohë priten ekspertet te vendosin nëse pallati është ose jo i banueshëm. 

mamurras

Sondazh

Poll