Aktualitet

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Spitali i Lushnjes të dëmshpërblejë 42 mln lekë familjarët e të miturit që vdiq në 2016

I mituri A.S, është dërguar për ndihmën mjekësore nga gjyshi i tij Ymer Sinani, ndërsa rasti u ndoq nga mjeku Sami Osmani, i cili është dënuar për mjekim të pakujdesshëm.

13 Shtator 2022, 18:57 Nga k.m.
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë: Spitali i Lushnjes të
Spitali "Ihsan Çabej"

LUSHNJE- Gjykata e Lartë ka vendosur që spitali i Lushnjes të dëmshpërblejë me 42 mln lekë familjarët e të miturit që vdiq nga mjekimi i gabuar disa vite më parë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 mars të vitit 2016, kur familja Sinani dërgoi për kurim djalin e mitur pasi u rrëzua nga shkallët.

Gazetari Arsen Rusta shkruan për ReportTV se i mituri A.S, është dërguar për ndihmën mjekësore nga gjyshi i tij Ymer Sinani, ndërsa rasti u ndoq nga mjeku Sami Osmani, i cili është dënuar për mjekim të pakujdesshëm. Në momentin që ka shkuar për të vizituar të miturin, mjeku ka parë grafinë dhe e ka liruar të miturin pa i dhënë asnjë ndihmë. Pas disa orësh, gjendja shëndetësorë e fëmijës është përkeqësuar dhe është dërguar sërish në spitalin e Lushnjes nga familjarët e tij, por kësaj herë kolegët e Osmanit nuk e kanë pranuar, duke e rekomanduar drejt Tiranës.

Në të njëjtën ditë në ora 22:55 të mbrëmjes së 30.3.2016 i mituri A.S., ka ndërruar jetë, ndërsa hetimi penal ka bërë me faji për ndarjen nga jeta të të miturit ka qenë mjekimi i gabuar i doktorit që mori përsipër rastin e të voglit.

Pas vdekjes, familja ka kërkuar dëmshpërblim në vlerën e 42 mln lekë për humbjen, por me pretendimin se kjo shumë nëse do të dilte nga buxheti i i spitalit "Ihsan Çabej", do ta fuste institucionin në kolaps. Ndaj dhe kanë kërkuar në Gjykatën e Lartë të mos paguajnë faturën. Por pretendimi i tyre është hedhur poshtë. Spitali duhet të dëmshpërblejë familjen për humbjen.

spitali spitali i lushnjes

Sondazh

Poll