Aktualitet

“Prospect” hedh në votim listën e “top-mendimtarëve të vitit 2022”, mes tyre Lea Ypi

Shkrimtarja shqiptare u votua nga një listë me 50 mendimtarë kryesorë, ku mes tyre renditeshin edhe filozofë, aktivistë, shkrimtarë apo profesorë.

13 Shtator 2022, 18:05 Nga k.m.

 

“Prospect” hedh në votim listën e
Lea Ypi

 

TIRANË- Revista mujore britanike “Prospect” publikoi të enjten e 8 shtatorit listën përfundimtare të “mendimtarëve kryesorë të botës”, ku e përfshirë është edhe Lea Ypi. Shkrimtarja shqiptare u votua nga një listë me 50 mendimtarë kryesorë, ku mes tyre renditeshin edhe filozofë, aktivistë, shkrimtarë apo profesorë.

Libri i saj “Të lirë – Të rritesh në fund të historisë” bëri xhiron e botës duke lëvruar në ballinat e “The Guardian”, “The Times” apo “Financial Times”.

"Studiuesja e Kantit dhe profesoresha e teorisë politike të LSE, Lea Ypi u rrit në Shqipërinë e viteve 1980 dhe 1990, gjatë tranzicionit të vendit nga komunizmi. Në kujtimet e saj të vitit 2021, Free, ajo përshkruan adhurimin e heroit të saj të fëmijërisë ndaj liderit komunist të Shqipërisë Enver Hoxha dhe Jozef Stalinit. Familja e saj fshehu trashëgiminë e tyre myslimane dhe gjithashtu fshehu nga Ypi se stërgjyshi i saj ishte Xhafer Ypi, ish-kryeministri që ajo ishte mësuar në shkollë ta përçmonte. Kujtimet e saj kritikojnë si shtypjen e komunizmit, ashtu edhe pabarazitë dhe dhunën që ajo dëshmoi si adoleshente pasi Shqipëria u bë kapitaliste,"-shkruhet në artikull për të. 

“Prospect” hedh në votim listën e

Lea Ypi është profesoreshë e Filozofisë Politike në “London School of Economics” (LSE) dhe profesoreshë e asociuar e Filozofisë në Shkollën e Kërkimit të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar të Australisë. Ajo është autore e disa veprave, shkrimeve, analizave, prej të cilave më të njohurat janë “Arkitektonika e Arsyes së Pastër: Qëllimësia dhe Uniteti Sistematik në Kritikën e Arsyes së Kulluar të Kantit”, “Drejtësia Globale dhe Veprimi Politik Avant-Gard”, dhe bashkautore me Jonathan White në veprën “Kuptimi i Partizanitetit”. Emra të tjerë, përveç Ypit janë Elon Musk, Kendrick Lamar dhe shumë figura të tjera.

lea ypi

Sondazh

Poll