Aktualitet

Protesta në Sharrë, Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët: Kujdes! Situata mund të ndryshojë

Ambasada paralajmëron qytetarët amerikanë që të shmangin zonën ku do të mbahet tubimi i sotëm, ndërsa theksohet se edhe pse situata duket e qetë, sërish mund të ndryshojë. 

13 Shtator 2022, 17:39 Nga k.m.
Protesta në Sharrë, Ambasada Amerikane paralajmëron
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dalë me një njoftim urgjent për protestën që do të zhvillohet në orën 18:00 në landfillin e Sharrës. Në postimin në Facebook, Ambasada paralajmëron qytetarët amerikanë që të shmangin zonën ku do të mbahet tubimi i sotëm, ndërsa theksohet se edhe pse situata duket e qetë, sërish mund të ndryshojë. 

“Një protestë është programuar për t’u zhvilluar sot pranë landfillit të Sharrës, rreth 6 kilometra në perëndim të Ambasadës Amerikane. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. Edhe pse shumë ngjarje të mëdha kalojnë paqësisht, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit,”- thuhet në njoftimin e ambasadës. 

Një njoftim të tillë, Ambasada Amerikane e ka bërë ndër vite, para të gjitha protestave të opozitës, duke paralajmëruar qytetarët e saj. 

 

ambasada amerikane ne shqiperi

Sondazh

Poll