Aktualitet

Situata COVID-19 në vend/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 138 raste të reja në 24 orë

Po ashtu, në njoftimin zyrtar nga Ministria bëhet me dije se aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 10 pacientë. 

13 Shtator 2022, 17:24 Nga k.m.

Situata COVID-19 në vend/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 138 raste të

TIRANË- 138 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga 950 testime të kryera brenda 24 orëve të fundit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk ka asnjë pacient që ka ndërruar jetë. Po ashtu, në njoftimin zyrtar nga Ministria bëhet me dije se aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 10 pacientë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Nga testimet e kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 138 qytetarë, në këto bashki:

54 në Tiranë, 10 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Durrës, Sarandë, 7 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Lushnjë, 4 në Berat, nga 3 qytetarë në Elbasan, Korçë, Tepelenë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Dimal, Devoll, Libohovë, Patos, Vau i Dejës, nga 1 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Përmet, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Kamëz, Has, Malësi e Madhe. Janë 1,242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë. Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,217 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore                138

Të shëruar në 24 orë           253

Të shtruar në spitale             10

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     950

Testime totale                   1,971,502

Raste pozitive                      330,045

Raste të shëruara                  325,217          

Raste Aktive                             1,242

Humbje jete                              3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    552

Shkodër                 140

Durrës                     125

Elbasan                   99

Fier                           77

Vlorë                         61

Gjirokastër                56

Korçë                         45

Berat                           39

Dibër                           21

Lezhë                          20                       

Kukës                           7

pandemia e koronavirusit ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll