Aktualitet

EMRAT/ Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

Bëhet me dije se një prej të viktimave është drejtuesi i motorit me emrin Arjan Xhuti.

13 Shtator 2022, 17:08 Nga I.A

EMRAT/ Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas

KORÇË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zëmblak të Korçës. Mësohet se një zetor ka përplasur një motor, dhe si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona. Bëhet me dije se një prej të viktimave është drejtuesi i motorit me emrin Arjan Xhuti.

Ndërsa personi tjeter që ka humbur jetën është një grua me emrin Hatixhe Kulla, e cila ka qenë pasagjere në motorin e përplasur. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi i hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.09.2022, rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident me vdekje ne korce hatixhe kulla arjan xhuti

Sondazh

Poll