Bota

Vuçiç në parlament: Derisa të kem ndikim, Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Vuçiç e bëri këtë deklaratë seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite është procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

13 Shtator 2022, 13:49 Nga d.a.
Vuçiç në parlament: Derisa të kem ndikim, Serbia
Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandët Vuçiç gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare të sotme, ku në qendër të diskutimit është Kosova, u shpreh se sa të ketë ai ndimin në politikën e vendin nuk do ta njohin kurrë.

Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Unë nuk do të heq dorë nga lufta ime legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, tha Vuçiç.

Vuçiç e bëri këtë deklaratë seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite është procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë është raporti i Qeverisë serbe për negociatat e mbajtura me Kosovën përgjatë një viti, përkatësisht nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2022.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Vuçiç tha se “histeria e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Evropë, reflekton edhe në Serbi”.

"Kjo e vë Serbinë në një situatë edhe më të vështirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Vuçiç.

Sipas tij, duhet bërë dallimi mes “realitetit dhe mundësisë” për të luftuar si shtet dhe si komb “për atë që themi se është më e rëndësishme për ne”. Ai tha se detyrë është që në hapësirat ku ka serbë dhe shqiptarë, të sigurohet një jetesë më e mirë për ta.

“Hapësira në të cilën ne punojmë, është e tillë që mundësitë për përparim dhe përmirësim janë të pakta, ndërsa shanset për të shkuar në humnerë janë mjaft të lehta dhe, nëse përdorim politikën e gabuar, pothuajse të sigurta”, tha presidenti i Serbisë.

Duke folur për situatën aktuale në Kosovë, Vuçiç tha se “jemi ballafaquar me sfida të mëdha të sigurisë”, dhe se është vënë re “prani në rritje e forcave të sigurisë të Prishtinës në veri të Kosovës”.

Seancën për Kosovën e kërkuan grupet e caktuara opozitare në Kuvendin e Serbisë – Dveri, Partia Popullore, koalicioni Shpresa (Nada).

Seanca e posaçme parlamentare për Kosovën është kërkuar nga grupi parlamentar i SNS-së, si dhe disa parti parlamentare opozitare. Seanca e posaçme për Kosovën ka nisur në orën 10:00 dhe nëse sipas zyrës për shtyp nëse do të jetë e nevojshme do të zgjasë edhe dy ditë.

dialogu kosove-serbi aleksander vucic njohja e kosoves nga serbia

Sondazh

Poll