Bota

Kovaçevski nga Athina: Arritëm marrëveshje për furnizim me qymyr dhe mazut

Gjatë qëndrimit të tij në Athinë, Kovaçevski dhe ekipi i tij arritën disa marrëveshje, ndër të tjera për furnizimin me thëngjill dhe mazut, që sipas tij do të mundësojnë funksionimin e pandërprerë të TEC Manastiri, TEC Osllomej dhe TEC Negotinë.

13 Shtator 2022, 13:39 Nga d.a.
Kovaçevski nga Athina: Arritëm marrëveshje për furnizim me
Kovacevski dhe Mitsotakis

GREQI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, me drejtorët e EMV Vasko Kovaçevski dhe MEPSO Orhan Murtezani, si dhe me përfaqësues nga resorët e ekonomikë dhe energjitik ndodhet në një vizitë pune në Greqi, ku me autoritetet e palës greke biseduan rreth krizës botërore energjetike.

Gjatë qëndrimit të tij në Athinë, Kovaçevski dhe ekipi i tij arritën disa marrëveshje, ndër të tjera për furnizimin me qymyr dhe mazut, që sipas tij do të mundësojnë funksionimin e pandërprerë të TEC Manastiri, TEC Osllomej dhe TEC Negotinë.

“Tema e bisedimeve ishte ballafaqimi me krizën energjetike, lufta në Ukrainë dikton bashkëpunim rajonal dhe më gjerë për të përballuar këtë krizë. Arritëm marrëveshje që fillimisht furnizimi me thëngjill do të vazhdoj pa pengesa gjatë gjithë periudhës, me çka do të vihen në funksion kapacitet e TEC Manastiri dhe TEC Osllomej. Arritëm marrëveshje edhe për furnizimin me mazut me çka do të funksionoj pa pengesa edhe TEC Negonitë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, 

Në kuadër të vizitës njëditore, kryeministri do të zhvilojë një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis pas së cilës do të ketë takim bilateral të delegacioneve të të dyja vendeve.

kovacevski ne greqi kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll