Politike

VD-TENSIONE te 'Ligjet'/ Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Bushka kërkoi nga deputeti që t'i përmbahej rregullores mirëpo duke qënë se u bë e pamundur, ajo ia ndërpreu fjalën. 

13 Shtator 2022, 12:45 Nga A.B
VD-TENSIONE te 'Ligjet'/ Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme u miratua në Komisionin e Ligjeve projektvendimi për ratifikimin e marrëveshjes financiare kuadër të partneritetit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë,përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së,për Republikën e Shqipërisë në kuadër të instrumentit për Asistencën e Panëtarësimit (IPAIII). Diskutimi për këtë marrëveshje u shoqërua me debate mes deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kryetares së Komisionit Klotilda Bushka. Kjo e fundit kërkoi nga deputeti që t'i përmbahej rregullores mirëpo duke qënë se u bë e pamundur, ajo ia ndërpreu fjalën. 

DEBATI:

Enkelejd Alibeaj: Prisja që zoti Beqja dicka duhet ta thoshte lidhur me pozicionin e tij. Më tërhoqi në fakt dhe një shifër që tha relatorja, janë fonde që Evropa do i jepen Shqipërisë. Madje 3.85 milionë ishin për luftën kundër korrupsionit. E ne do duhet të jemi seriozë si shtet. Unë e kuptoj shumë mirë që është zgjedhje e qeverisë, Edi Ramës që të jetë zoti Beqja si koordinator, përfaqësuesi i shtetit shqiptar me evropianët që nuk është figurë burokratike por politike, ka qenë deputet, ministër e tani zgjedhje politike e kryeministrit.

Po ne këtu duhet të kemi guximin që ca gjëra t’i themi e ti shohim në mënyrë realiste.

Përfaqësimi ynë me Evropën është me zotin Beqja si figurë politike i cili një herë e humbi mandatin për ca shkelje ligjore në gjykatën Kushtetuese.

Klotilda Bushka: Alibeaj për procedurë ndërhyj unë, ju këtu jeni për aktin, Beqaj është koordinatori kombëtar i iPAA, person teknik, nuk është person politik.

Enkelejd Alibeaj: A mund ta coj deri në fund?

Klotilda Bushka: Jo nuk mund ta coni deri në fund

Enkelejd Alibeaj: Kjo është mudnësi tani pse duhet të krijoni…

Klotilda Bushka: është mundësi e juaja që sa herë ju hapet mikrofoni të hidhni baltë mbi njerëzit

Enkelejd Alibeaj: Nuk po hedh baltë mbi njerëzit jam shumë i kujdesshëm në atë që po them

Klotilda Bushka:  Ofendoni

Enkelejd Alibeaj: Nuk po ofendoj, nëse ka një element ofeze ju kërkoj unë ndjesë, e unë po flas…

Klotilda Bushka: Nëse keni gjë për aktin, po, nëse jo jua ndërpres fjalën. Jo se s’mund t’ju kthejmë përgjihje por s’është e drejtë të merrni komisonin peng. Përdorni foltoret politike dhe plenare për cdo baltë që keni dëshirë të hidhni.

Enkelejd Alibeaj: Nuk është aspak evropiane kjo që do bësh, të zbatojmë rregullat. Unë nuk hedh baltë në aspektin personal, ajo që sjell në vëmendje është morali politik për ca cështje që së paku personi në fjalë si nëpunës i shtetit, ka pasur episode ligjore, penale.

Klotilda Bushka:  Askush nuk u jep të drejtën të bëni moral në komisionin e ligjeve, betejën politike të moralit nuk jeni ju personi që mund ta bëni në këtë komison, bëjeni ku të doni. Unë se jap komisonin peng ju që të bëni retorikën tuaj politikle e të shkelni dhe etikën se zoti Beqja i nderuar ka ardhur si përfaqësues i qeverisë. Nëse me zotin Beqja keni probleme flitini në vend tjetër

Enkelejd Alibeaj: A mundet?

Klotilda Bushka: Jo ua kam ndërprerë fjalën zoti Alibeaj, Unë e dhashë vendimin, ju nuk e merrni dot më fjalën.

komisioni i ligjeve enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll