Politike

Po Rama? Vuçiç dhe Brnabiç ftohen nga kurora britanike në varrimin e mbretëreshës Elizabeth

Ndërkohë që shumë lider të politikës botërore dhe familjeve mbretërore kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre në funeralin e mbretëreshën, nga kryeministri ynë Edi Rama nuk kemi patur asnjë informacion nëse ka marrë një ftesë për të qenë i pranishëm dhe a e ka pranuar atë.

13 Shtator 2022, 12:31 Nga d.a.
Po Rama? Vuçiç dhe Brnabiç ftohen nga kurora britanike
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është ftuar në funeralin e Mbretëreshës Britanike Elizabeth II, i cili do të mbahet ditën e hënë më 19 shtator. Sipas Tanjug, lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e presidencës e cila njoftoi se presidenti ka marrë ftesë nga autoritetet britanike. Por, zyra e presidencës nuk ka konfirmuar nëse Vuçiç do të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Në njoftim thuhej se kjo do të varet nga udhëtimi i tj për në New York ku do të mbahet seanca e rradhës e Asamblesë së Përgjitshme e OKB-së. Nëse Vuçiç nuk do të jetë prezent, Serbia do të prezantohet nga kryeministrja e vendit Ana Brnabiç.

Ndërkohë që shumë liderë të politikës botërore dhe familjeve mbretërore kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre në funeralin e mbretëreshën, nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk kemi patur asnjë informacion nëse ka marrë një ftesë për të qenë i pranishëm dhe a e ka pranuar atë.

Mretëresha Elizabeth II ndërroi jetë më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Balmoral pas një përkeqësimi të shëndetit të saj të brishtë të muajve të fundit. Elizabeth ka hyrë në histori si monarku më jetëgjatë pasi qëndroi në fron për 70 vite. Me vdekjen e saj tashmë djali i madh Charles u bë mbret i Mbretërisë së Bashkuar.

 

aleksander vucic ne varrimin e mbretereshes edi rama vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll