Bota

Tentohet të përdhunohet e reja në Kosovë, dy të dyshuarit janë larguar me makinë

Lajmin e ka konfirmuar policia e Prishtinës ku e reja ka bërë denoncimin dhe ka pohuar se pasi ka mundur të shpëtojë, makina me dy burrat është larguar në drejtim të paditur.

13 Shtator 2022, 09:01 Nga d.a.
Tentohet të përdhunohet e reja në Kosovë, dy të
foto ilustruese

KOSOVË- Një grua e re ka raportuar në policinë e Prishtinës se dy të panjohur kanë tentuar ta përdhunojnë, por fatmirësisht ka mundur të largohet.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Prishtinës ku e reja ka bërë denoncimin dhe ka pohuar se pasi ka mundur të shpëtojë, makina me dy burrat është larguar në drejtim të paditur.

Njoftimi i plotë i policisë:

TENTIM DHUNIMI/Prishtinë 11.09.2022-21:40 Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga  të dyshuarit të cilët më pas me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

tentative perdhunimi ne kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll