Bota

VIDEO- Nis një tjetër luftë në botë, bombardime në kufi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Ministritë e mbrojtjes të dy vendeve fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet e nisura nga forcat e tyre

13 Shtator 2022, 07:36 Nga A.B
VIDEO- Nis një tjetër luftë në botë, bombardime në
Lufta

ARMENI- Armenia dhe Azerbajxhani kanë raportuar për përleshje të reja kufitare që lanë të vdekur një numër të panjohur trupash azerbajxhaniane.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi se "në orën 00:05 të datës 13 shtator, forcat e armatosura të Azerbajxhanit filluan sulme me artileri të rëndë dhe armë të kalibrit të rëndë kundër pozicioneve të ushtrisë armene pranë rajoneve Goris, Sotk dhe Jermuk".

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat e saj nisën sulmet në shenjë hakmarrjeje për minimin e zonave nga armenët në Dashkasan, Kalbazar dhe Laçin. Duke fajësuar Jerevanin për përleshjet, ata thanë se kishte viktima midis forcave ushtarake nga të dyja palët.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve.

Lufta përfundoi falë një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, por Baku dhe Jerevani herë pas here kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit.

lufta armeni-azerbajxhan

Sondazh

Poll