Art&Argëtim

'Nuk i përshtatet', Fansat e zemëruar me Disney, nuk bien dakord për rolin e aktores me ngjyrë në filmin 'Sirena e Vogël'

Vetëm pak ditë më parë u publikua traileri i parë i filmit "Sirena e Vogël" me Arielin , tashmë të luajtur nga aktorja amerikane Halle Bailey. Është një version live-action i filmit klasik të animuar, i bazuar në historinë e Hans Christian Andersen. Por fansat nuk e kanë pritur mirë këtë gjë për shkak se Ariel është e bardhë ndërsa aktorja është me ngjyrë.

12 Shtator 2022, 20:34 Nga s.s
'Nuk i përshtatet', Fansat e zemëruar me Disney, nuk bien
Halle Bailey

BRITANI- Vetëm pak ditë më parë u publikua traileri i parë i filmit "Sirena e Vogël" me Arielin , tashmë të luajtur nga aktorja amerikane Halle Bailey. Është një version live-action i filmit klasik të animuar, i bazuar në historinë e Hans Christian Andersen.  

Shumë ndjekës komentuan pozitivisht në videon e postuar nga kasti i filmit, ku në hashtag ishte emri i aktores amerikane ku thuhej se se aktorja afrikano-amerikane dhe këngëtarja R&B Halle Bailey do të luajë sirenë e vogël. Ndonëse prej disa kohësh dihet se aktorja është përzgjedhur për të luajtur rolin kryesor në film, duket se imazhet e para kanë shkaktuar reagime dhe zhgënjim, ku përdoruesit e rrjetit kritikojnë kastin e një aktoreje me ngjyrë, raporton protothema.gr.

Shumë përdorues të Twitter vunë në dukje se Bailey nuk i përshtatet imazhit të Sirenës së Vogël, e cila është një vajzë me lëkurë të bardhë, flokë të kuq dhe sy blu. Ndër të tjera u komentua se aktorja zezake në këtë rol njollos kujtimet e fëmijërisë së publikut, pasi deformon personazhin e dashur, e cila fillimisht mori hashatag të ndryshme si, #NotMyAriel e cila filloi të bënte xhiron në internet, duke shkaktuar një valë reagimesh duke e akuzuar Disney për racizëm. 

britani aktore

Sondazh

Poll