Art&Argëtim

Fotot e studentit Elon Musk – Çfarë thotë ish-ja e tij për marrëdhënien e tyre në universitet

Sot, Musk është njeriu më i pasur në planet dhe Jennifer po nxjerr në ankand fotot e tyre të asaj kohe për të ndihmuar në pagesën e shkollimit të nipit të saj në kolegj.

12 Shtator 2022, 20:12 Nga k.m.
Fotot e studentit Elon Musk – Çfarë thotë ish-ja e tij
Jennifer Wayne dhe Elon Musk

SHBA- 28 vjet më parë, në vitin 1994, Jennifer Wayne dhe Elon Musk nuk ishin vetëm studentë të tjerë në Universitetin e Pensilvanisë, por edhe shokë dhome dhe çift. Ata njiheshin si Jenny dhe Eloni, një çift i dashuruar në universitet.

Sot, Musk është njeriu më i pasur në planet dhe Jennifer po nxjerr në ankand fotot e tyre të asaj kohe për të ndihmuar në pagesën e shkollimit të nipit të saj në kolegj.

Por si ishte Musk në vitet e tij studentore?

Lozonjar, por edhe serioz, e me shumë njohuri teknologjike. Sipas Jennifer-it, Musk i ri kishte shumë sens humori, ishte i butë në lidhjen e tyre por nuk e tregonte publikisht, por gjithashtu ishte shumë i përkushtuar ndaj studimeve, ambicioz dhe idealist.

“I pëlqente të kishte dikë pranë tij për ta mbështetur. Që atëherë kur fliste për makinat, mund të thuash se ai kishte diçka të madhe në mendje…,”- tha Boo Boo, siç e thërriste Musk me dashuri.

Ndarja

Jennifer po nxjerr në ankand edhe disa relikeve, duke përfshirë një medaljon ari dhe një kartolinë për ditëlindje.

Marrëdhënia përfundoi kur Musk u largua dhe u transferua në Palo Alto, Kaliforni. Ajo ishte shumë e dashuruar dhe e vizitoi disa herë, por ai e konsideroi lidhjen në distancë një "humbje kohe" dhe vendosi të ndahej.

jennifer wayne elon musk

Sondazh

Poll