Art&Argëtim

FOTO/ Cara Delevinge shokon me daljen e fundit në publik, familja e saj e shqetësuar

Cara Delevigne është një ndër modelet me famë botërore e cila në vitin 2012 dhe 2014 fitoi çmimin si modelja më e mirë e vitit në British Fashion Awards. Së fundmi, modelja e njohur shfaqet në gjendje aspak të mirë jashtë një aeroporti, para se të hipte në avionin privat të Jay Z, me të cilin do të udhëtonte. 

12 Shtator 2022, 07:33 Nga s.s
FOTO/ Cara Delevinge shokon me daljen e fundit në publik, familja e saj e
Cara Delevingne

BRITANI- Cara Delevingne është një ndër modelet me famë botërore e cila në vitin 2012 dhe 2014 fitoi çmimin si modelja më e mirë e vitit në British Fashion Awards.

Së fundmi, disa pamje shqetësuese të modeles Cara Delevingne janë bërë virale, teksa modelja e njohur shfaqet në gjendje aspak të mirë jashtë një aeroporti, para se të hipte në avionin privat të Jay Z, me të cilin do të udhëtonte. 

FOTO/ Cara Delevinge shokon me daljen e fundit në publik, familja e saj e
Cara Delevingne

Pamjet dhe gjendja e Cara-s janë komentuar edhe nga miq të afërm të saj, duke u shprehur se fotot dhe video-t e kapura nga "The Sun", tregojnë qartësisht atë për të cilën të gjithë të afërmit dhe familja e saj janë shqetësuar. Modelja nuk është në gjendje të mirë prej disa kohësh tani dhe familja po konsideron të bëjë një "ndërhyrje", raporton pagesix.com.

FOTO/ Cara Delevinge shokon me daljen e fundit në publik, familja e saj e
Cara Delevingne

Edhe para disa javësh ajo nuk u shfaq në formën më të mirë të mundshme, teksa tymoste në makinën e saj, por këtë herë pamjet tregojnë Cara-n duke bërë lëvizje të cuditshme teksa flet në telefon dhe duket sikur e ka të pamundur të kontrollojë lëvizjet e saj. 

FOTO/ Cara Delevinge shokon me daljen e fundit në publik, familja e saj e
Cara Delevingne

Një i afërm i saj, i cili ndër të tjera tha se gjithcka po ndodh mund të vijë nga ngarkesa me të cilën Delevingne është përballur së fundmi, po ashtu tha: “Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata është krijuar prej disa javësh dhe familja e Carës është e përfshirë. Duhet të sigurohemi që Cara të marrë ndihmën që mund të ketë nevojë”.

britani modele cara delevingne

Sondazh

Poll