Art&Argëtim

VIDEO/ Nën efektin e drogës dhe operacione plastike?! Fansat tmerrohen nga postimi i fundit i Madonnës

Këngëtarja Madonna në videon e fundit të postuar në TikTok duket se ka bërë disa ndryshime në fytyrën e saj. Fansat kanë komentuar për një ndryshim në fytyrën e saj, ku duket mjaft e fryrë. Shumica prej tyre mendojnë se këngëtarja mund të ketë bërë operacion plastik mollëzat dhe buzët.

12 Shtator 2022, 19:21 Nga s.s
VIDEO/ Nën efektin e drogës dhe operacione plastike?! Fansat tmerrohen
Madonna

SHBA- Madonna, 63 vjeç, është një ndër këngëtaret me famë botërore të cilës këngët e saj numërojnë miliona shikueshmëri.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, e cila poston foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale ashtu edhe private, raporton srbijadanas.com.

Së fundmi, këngëtarja ka postuar një video në TikTok, e cila është fshirë pas disa orësh për shkak të komenteve negative që fansat kishin shkruar.

Ata kanë komentuar për një ndryshim në fytyrën e saj, ku duket mjaft e fryrë, por nuk kanë lënë pa përmendur edhe se ajo duket disi si nën efektin e drogës. Shumica prej tyre mendojnë se këngëtarja mund të ketë bërë operacion plastik mollëzat dhe buzët.

Këngëtarja ‘Material Girl’ në videon e postuar shihet e veshur me një bluze rrjetë të tejdukshme të cilën e ka veshur pa asgjë poshtë duke e kombinuar me disa bizhuteri argjendi dhe diamanti.

madonna kengetare shba operacione plastike

Sondazh

Poll