Art&Argëtim

Britney Spears trondit me deklaratën e saj: Lutem që prindërit e mi të digjen në ferr

Britney Spears nuk po e fsheh përbuzjen e saj për prindërit e saj pas kujdestarisë ligjore 13 vjeçare të të atit. Në llogarinë e saj të Instagramit, ajo postoi një mesazh të ashpër për familjen e saj, duke thënë se lutet që prindërit e saj “të digjen në ferr”.

12 Shtator 2022, 18:15 Nga s.s
Britney Spears trondit me deklaratën e saj: Lutem që prindërit e
Britney Spears

SHBA- Britney Spears është një ndër këngëtaret më të famshme botërore, e cila së fundmi nuk po e fsheh përbuzjen e saj për prindërit e saj pas kujdestarisë ligjore 13 vjeçare të të atit. Siç është raportuar gjerësisht, jeta e saj si në aspektin profesional ashtu edhe personal kontrollohej nga mandati ligjor që familja e saj zbatoi në vitin 2008.

Në llogarinë e saj të Instagramit, ajo postoi një mesazh të ashpër për familjen e saj, duke thënë se lutet që prindërit e saj “të digjen në ferr”. Ajo ka shkruar edhe për pjesën që prindërit e saj, Jamie dhe Lynn, e udhëzuan të bënte rezonanca të shumta magentike gjatë kujdestarisë përpara se të dërgohej në “atë vend”, duke iu referuar një qendre rehabilitimi. Spears tha se për herë të parë kishte bërë rezonancë për një kist në gjoks kur ishte më e re, rreth tetë vjeç, raporton thatgrapejuice.net.

Ajo ka shkruar se iu nënshtrua tre MRI të tjera gjatë gjithë kohës së kujdestarisë së saj, e cila filloi në 2008. Ajo tha se procedurat nuk kishin kuptim për të, dhe se ajo madje dyshoi se prindërit e saj po fshihnin diagnozën e vërtetë pasi mendonte se mund të kishte kancer. Kujdestaria e saj përfundoi në nëntor të vitit 2021.

“Doja ta besoja këtë sepse ndoshta kishte më shumë kuptim, por asnjë nga këto nuk ishte e vërtetë. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. Unë jam mirë. Jam gjallë. Gjëja më e vështirë është se [prindërit e mi] thjesht po tregoheshin të këqij dhe ndjeva sikur babai im po përpiqej të më vriste dhe shpresoj që të digjet në ferr. Është e vështirë për mua të pranoj faktin që familja ime ma bëri këtë. Unë do ta them me zë të lartë dhe krenar, lutem që të dy të digjeni në ferr!”, tha Britney.

britney spears

Sondazh

Poll