Bota

VD/ "Do i vendos vetë", momenti pikant, Meghan "mosmarrëveshje" me ndihmësit mbretërore për lulet në nder të Mbretëreshes

Ajo që nuk iu shpëtoi syve të kritikëve është një moment pikant. Kur Meghan po merrte lulet nga njerëzit një nga ndihmësit i është afruar për t'ia marrë ndërkohë që ajo refuzon t'ia japë me pretendimin se do t'i vendosë vetë. Pak momente më pas një tjetër ndihmës i është afruar Dukeshës duke ia marrë lulet. Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur por ky mund të jetë dhe një rregull protokallar pasi Duka dhe Dukesha do hipnin më pas në makinë.

12 Shtator 2022, 16:51 Nga e.k
VD/ "Do i vendos vetë", momenti pikant, Meghan
Megan Markle

BRITANI- Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elisabeth II ka bërë bashkë dhe familjen mbretërore që dukej se kohët e fundit ishin ftohur me njëri-tjetrin sa i përket raporteve.

Kështu të dielën Duka dhe Dukesha e Sussex-it, Harry dhe Meghan u panë bashkë me Princin e Wellsit tashmë William dhe Kate duke takuar turmën e madhe të njerëzve që ishin mbledhur jashtë pallatit Mbretëror në nder të monarkes së vdekur.

Ajo që nuk iu shpëtoi syve të kritikëve është një moment pikant. Kur Meghan po merrte lulet nga njerëzit një nga ndihmësit i është afruar për t'ia marrë ndërkohë që ajo refuzon t'ia japë me pretendimin se do t'i vendosë vetë. Pak momente më pas një tjetër ndihmës i është afruar Dukeshës duke ia marrë lulet. Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur por ky mund të jetë dhe një rregull protokallar pasi Duka dhe Dukesha do hipnin më pas në makinë.

Vdekja e monarkes më jetëgjatë në Britani duket se ka bashkuar familjën pasi Harry dhe William u panë më të afruar me njëri-tjetrin ndërkohë që dhe bashkëshortet e tyre u panë më të afruara gjatë takimeve.

vdes mbreteresha elisabeth ii meghan markle

Sondazh

Poll