Politike

Rasti “Pjetri”/ Prokuroria nis lëvizjen, kërkon për ballafaqim nga Italia shenjat e gishtave

14 Gusht 2019, 19:10 Nga DOSJA
Rasti “Pjetri”/ Prokuroria nis lëvizjen, kërkon për

TIRANË– Pas publikimeve të dokumenteve të PD-së, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedurat për zbardhjen e të vërtetës lidhur me figurën e Valdrin Pjetrit. 

Sektori i dekriminalizimit në Prokurori i dërguar një letër-porosi drejtësisë italiane, ku edhe kërkon informacion lidhur me dënimin e pretenduar të kandidatit të PS-së për Bashkinë Shkodër. 

Në letër-porosinë e Prokurorisë shqiptare, kërkohen edhe shenjat e gishtave të tij për të bërë një ballafaqim me ato që do të merren në Tiranë për t’u krahasuar në fund me ato që do sillen nga Italia. 

Ditën e sotme, PD-ja i dërgoi një letër Prokurorisë së Përgjithshme, ku i kërkonte informacion lidhur me vijimësinë e hetimeve të Pjetrit. Sipas PD-së, organi i akuzës ka vepruar me vonesë, duke mos marrë parasysh dokumentet që ata kanë nxjerrë rreth 2 javë më parë.

Një ditë më parë  Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë.

Gjithashtu PD-ja ka paralajmëruar një protestë që pritet të zhvillohet sot në Shkodër, kundër Pjetrit. Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per valdrin pjetrin prokuroria e pergjithshme valdrin pjetri akuzat e pd per valdrin pjetrin prokuroria e pergjithshme valdrin pjetri

Sondazh

Poll