Politike

“O zot”, Rama i pikëlluar për ndarjen nga jeta të regjizorit Xhuvani: U deshën minuta të tëra ta besoja, ai nuk i çel

14 Gusht 2019, 17:07 Nga DOSJA
“O zot”, Rama i pikëlluar për ndarjen nga jeta të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani.

Me anë të një postimi në rrjtet e tij sociale, Rama shkruan i ishin dashur disa minuta që të besonte se regjisori ishte ndarë nga jeta.

“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit. Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment… Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri. S’kam fjalë…”-shkruan kryeministri. 

Ditën e sotme regjisori Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçari. Xhuvani ndërroi jetë në Itali, ku pas xhirimeve të filmit të tij të fundit kishte nisur kurën për një sëmundje të rëndë.

Djali i tij, Konstandin Xhuvani, i dënuar për vrasjen e katër personava ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrimin e të atit. Pritet përgjigjia nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gjergj xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani edi rama gjergj xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani

Sondazh

Poll